Edhe 9 të shëruar nga COVID-i, një grua 78 vjeçe dhe një burrë 79 vjeç

03 prill 2020 | 08:49

Nëntë pacientë të tjerë, të infektuar me koronavirus, janë shëruar plotësisht. Megjithatë, gjendja e tyre shëndetësore do të përcillet edhe në shtëpi. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama në “Facebook”, u cili shkruan “lajm i mirë: 9 të shëruar sot”. Numri i të shëruarve në Shqipëri shkon në 85.  Lajm i mirë është se nga këta nëntë të shëruar janë edhe nënë Sanija, 78 vjeçe dhe gjysh Izedini, 79 vjeç.

Deri tani Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 277 raste me COVID 19, ndërsa kanë humbur jetën 16 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina vazhdon të shënojë raste të infektimit dhe të vdekjeve…