Edhe dëshmitari i 47-të kundër liderëve të UÇK-së në Hagë është serb

26 shkurt 2024 | 10:59

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 47 i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W02749 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe në përmbledhjen e lexuar nga përfaqësuesit e ZPS-së, pretendohet se në qershor të 1999 ai është rrëmbyer dhe rrahur nga anëtarët e UÇK-së.

Pyetjet për këtë dëshmitar është duke i parashtruar përfaqësuesi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në sesion privat për publikun.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë një ditë. Ai ka thënë se ZPS-ja ka paraparë rreth një orë e gjysmë për ta marrë në pyetje këtë dëshmitar, mbrojtja e viktimave nuk ka pyetje, kurse mbrojtja e të akuzuarve kanë parashtruar se iu duhen rreth katër orë.

Vlen të theksohet se deklaratat e dëshmitarit të dhëna më herët për ZPS-në u pranuan si prova materiale së bashku me materialin përcjellës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat), pas fazës përgatitore…