Kosova U16 në Podgoricë, sot dy ndeshjet e para në Kampionatin Mesdhetar

26 shkurt 2024 | 10:59

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat), pas fazës përgatitore të zhvilluar në Kosovë, hendbollistet e reja sot (e hënë) fillojnë garimin në Kampionatin Mesdhetar.

Mesdhetari është ngjarje shumë cilësore, ndërsa vajzat e Kosovës i presin ndeshje vërtetë sfiduese.

Pos Kosovës e Malit të Zi marrin pjesë edhe Kroacia, Italia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja e Turqia.

Menjëherë të hënën janë dy ndeshjet e para të Kosovës, me Kroacinë dhe me Malin e Zi. Të martën janë ndeshjet me Spanjën e Turqinë. Më 28 shkurt është ndeshja me Sllovakinë, ndërsa më 29 shkurt me Rumaninë dhe Slloveninë. Më 1 mars është ndeshja Kosovë – Itali.

Përvoja e fituar në këtë kampionat do të shërbejë shumë për të ardhmen e gjeneratës premtuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e…