Edhe Dobroshi i Gjakovës i thotë po projektit të PDK-së

07 tetor 2021 | 17:41

Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbënesha Kuqi e shoqëruar nga kryetari i degës dhe deputeti Hajdar Beqa me bashkëpunëtor, kanë vizituar fshatin Dobrosh. Aty janë pritur nga një numër i madh i dobroshasve të cilët kanë mirëpritur projektin zhvillimor të paraqitur nga kandidatja për kryetare znj. Kuqi si dhe nga kandidatët për asamble Xen Dobroshi dhe Gurlinda Rrustemi.

Kandidati për asamble komunale të Gjakovës, Xen Dobroshi u ka premtuar bashkëvendësve të tij se në rast që merr besim e tyre do të jetë në shërbim të qytetarëve të Gjakovës, pa dalim partiak.

Dobroshi ka kërkuar të votohet Arbënesha Kuqi për kryetare të Gjakovës si dhe lista zgjedhore e Partisë Demokratike që mbanë numrin #177 si dhe numrin #28. Xeni ka falënderuar të pranishmit 177 herë aq sa e mban numrin zgjedhor PDK-ja.

Ndërsa deputeti Beqa i ka falënderuar qytetarët e Dobroshit për mikpritjen dhe kurajën e tyre si dhe i ka siguruar ata se me fitoren e PDK-së, Dobroshi do te jetë prioritet i qeverisë komunale.

Postimi i plotë i Beqës

Pritja madhështore në Dobrosh po paralajmëron fitoren e madhe te Partisë Demokratike te Kosovës ne Gjakove.

Se bashku me kandidaten për kryetare te komunës Arbënesha Kuqi si dhe kandidatet për asamble komunale Xenin dhe Gurlinden dëgjuam hallet e shumta te banoreve te këtij fshati. Si pasoje e mungesës se infrastrukturës numri i banoreve nga ky fshat po na ikë nga viti ne vit. Qeverisja aktuale ka injoruar tërësisht banoret e këtij fshati.

Me ardhjen ne pushtet të PDK-së, Dobroshi dhe Gjakova do te ketë një trajtim meritor. Dobroshi do të ketë kanalizim, rrugë të asfaltuara, trotuare me ndriçim publik, hapësira për të rinjtë.

#PDK177 #Gjakovë #bashkëpërgjakoven

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikacioni për mesazhe, “Telegram”, ka fituar rreth 70 milionë përdorues…