Edhe Drita kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

06 mars 2024 | 16:03

Pas Prishtinës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll është kualifikuar edhe Drita.

Gjilanasit është dashur të djersitën mirë për të arritur deri të ky sukses, pasi e mposhten Dukagjinin e Klinës vetëm pas ekzekutimit të penalltive (3-4).

Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola 0-0, kurse fituesi është vulosur nga goditjet e penalltive.

Drita shënoi katër penallti dhe e humbi një, kurse Dukagjini shënoi tri herë dhe dështoi në dy të tjera.

Nesër do të vulosen edhe dy gjysmëfinalistet e tjerë kur do të përballen Vjosa-Suhareka dhe Malisheva-Ballkani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës…