Edhe dy raste të dyshimta me koronavirus në Kosovë, priten rezultatet

25 shkurt 2020 | 15:33

Dy djem të ri janë shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët janë shtrirë para një ore e gjysmë, me dyshimin se mund të jenë prekur nga koronavirusi.

Këtë për “Klan Kosovën” e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi.

Pritet publikimin i rezultateve.

Derisa po këta dy djem kanë udhëtuar në Itali edhe meqë atje u përhap virusi, kanë ardhur për tu testuar.

Me këta, numri i të dyshuarëve shkon në tetë, pasi mbrëmë kishin qenë edhe dy të tjerë që kanë dashur të testohen për tu testuar, edhe kanë rezultuar negativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Abdullah Hoti është takuar sot…