Edhe dy raste të reja me koronavirus, shkon në 90 numri i të infektuarve

28 mars 2020 | 18:58

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në Kosovë.

“Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (38) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive”, është bërë me dije në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 90.

“Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1029 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, rezultojnë pozitive gjithsej nëntëdhjetë (90) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alush Sejdiu Në shoqëritë funksionale, demokratike dhe moderne, SOLIDARITETI është…