Edhe Haradinaj viziton policin që u plagos në veri

09 dhjetor 2022 | 19:08

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar në QKUK policin i cili u plagos mbrëmë në veri.

Haradinaj është shprehur falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit.

“Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij. Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Policin Ekrem Neziri në QKUK e ka vizituar edhe kryeministri Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës,…