Kroacia eliminon Brazilin nga Kupa e Botës

09 dhjetor 2022 | 18:51

Kroacia është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës, duke lënë jashtë Brazilin. Skuadra ballkanase mori një fitore të madhe nga ruleta e penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi pa gola, ndërkohë që shtesa 1-1.

Në minutën e 20-të, Vinicius Junior dhuron spektakël në hyrje të zonës dhe pas një kombinimi godet fortë, por topi ndalet nga mbrojtësit. Kroacia nuk qëndroi aspak në mbrojtje, duke ushtruar presion në disa raste.

Në pjesën e dytë, Selecao shtoi ndjeshëm presionin duke ju afruar dy herë golit me Neymar dhe Richarlison, por portieri Livakovic ishte në formë fantastike. Ndeshja nuk do të ndryshonte deri në fundin e kohës së rregullt, duke shkuar në shtesë.

Në minutën e 105, Neymar me një aksion shumë të bukur personal, arrin që të bëjë gjithçka mirë brenda zonës për të realizuar golin e avantazhit. Kroacia nuk u dorëzua, pasi do të barazonte shifrat në 1-1 ndaj Brazilit. Në minutën e 116-të, Bruno Petkovic do të realizonte një gol fantastik, duke u ndihmuar dhe nga një devijim i mbrojtjes braziliane.

Sfida përfundoi në ruletin e penalltive, atje ku Kroacia tregoi se është një ekip specialist. Portieri Livakovic bëri një pritje fantastik ndaj Rodrygo, ndërkohë që në fund dhe Marquinhos goditi shtyllën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Brazilit. Bruno Petkoviq…