Edhe këto tri skuadra sigurojnë çerekfinalen e Kupës

09 dhjetor 15:16

Tri skuadrat e radhës që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës janë Feronikeli, Trepça ‘89 dhe Ballkani.

Feronikeli e mposhti skuadrën e Dukagjinit nga Klina me rezultat 0-4, kurse golat i shënuan Astrit Fazliu, Albutrint Morina, Kastriot Rexha dhe Artur Magani.

Trepça ’89 e mposhti Flamurtari me rezultat 3-0, kurse me rezultat të njëjtë fitore shënoi edhe Ballkani ndaj Gjilanit.  Kika është skuadra e katërt që kualifikohet në çerekfinale, pasi fitoi ndaj Istogut në penallti 3-1. Koha e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar 2-2.

/Epoka e re/  

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në…