Edhe Koreja e Jugut merr masa kundër Rusisë

02 mars 2022 | 08:22

Koreja e Jugut do t’i ndalojë transaksionet financiare me shtatë banka të mëdha ruse dhe filialet e tyre si pjesë e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë. Ministria e Financave e Koresë së Jugut publikoi të martën një plan mbi sanksionet pas konsultimit me Departamentin e Thesarit të ShBA-së.

Shtatë bankat ruse janë Sberbank, VEB, PSB, VTB, Otkritie, Sovcom dhe Novikom raporton gazetarja Gawon Bae e “CNN”. Ministria “rekomandoi fuqimisht” institucionet lokale publike dhe financiare t’í ndalonin investimet e tyre në obligacionet e qeverisë ruse të emetuara pas të mërkurës.

Koreja e Jugut, gjithashtu, do t’i bllokojë “menjëherë” bankat ruse nga sistemi global i pagesave SWIFT sapo Bashkimi Evropian ta specifikojë planin e tij të detajuar, shtoi ministria. / abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa nga zhvillimet që përcollën natën e shkuar janë: Trupat…