Edhe Lingardi do të largohet nga Unitedi

26 janar 2022 | 12:07

Pavarësisht se Jesse Lingard nuk po kalon një moment të mire te Manchester United, mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Kontrata e mesfushorit përfundon në qershor të këtij viti, kjo situate bën të mundur largimin përfundimtar të tij nga “djajtë e kuq”. Në gjurmët e tij, përveç Newcastle, West Ham dhe disa klubeve spanjolle, është futur edhe Nice e Christophe Galtier.

Klubi francez që aktualisht renditet i dyti në kampionat kërkon të përforcohet për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edhe pse mundësitë e tyre financiar nuk mund ta përballojnë një lojtar si Lingard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për…