Edhe Liverpooli kundër Superligës

22 dhjetor 2023 | 15:34

Klubet e mëdha po reagojnë me radhë në lidhje me dritën jeshile që Gjykata Evropiane e Drejtësisë dha mesditën e së enjtes, për krijimin e një kompeticioni të ri, të ashtuquajtur “Super League” Evropiane të Futbollit, duke hedhur kështu poshtë vendimet e UEFA-s e FIFA-s, që ndalin diçka të tillë.

Pas shumë e shumë “gjigantëve” të futbollit evropian, në lidhje me lejimin e krijimit të Europian Super League ka reaguar edhe bordi i skuadrës së Liverpoolit, me “Të Kuqtë” e Anglisë, që kanë dalë kundër krijimit të kompeticionit më të ri për klube.

“Vendimi i djeshëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpool për Super League-n Evropiane. Përfshirja jonë në këtë projekt është ndërprerë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes Shoqatës së Klubeve Evropiane. Dhe do të vazhdojmë të marrim pjesë në kompeticionet e organizuara nga UEFA”, thuhet në komunikatën zyrtare të Liverpoolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holanda do t’ia dërgojë Ukrainës 18 avionë luftarakë “F-16”, për…