Edhe një alarm bombe në Prishtinë

18 maj 2022 | 13:39

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka pranuar informatë për një alarm për shpërthime të mundshme në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Këto alarme kanë ardhur përmes postës elektronike më 18 maj.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se me të pranuar informatën për shpërthime të mundshme, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve operative, të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

Policia ka treguar se ka caktuar një perimetër sigurie dhe ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, derisa specialistët policorë ta verifikojnë informatën.

Një alarm për bombë përmes postës elektronike, të martën, më 17 maj është raportuar edhe në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Rektorati, pasditen e të martës, kishte lajmëruar policinë, pasi kishin pranuar një e-mail anonim, ku thuhej se ishte vendosur bombë në këtë objekt.

Më pas Policia e Kosovës tha se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në këtë objekt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me këshilltarin e…