Edhe një fitore për hendbollistet e Istogut

29 nëntor 2023 | 11:56

Hendbollistet e skuadrës kampione, Istogut, e kanë fituar edhe një ndeshje në Superligën e Kosovës. Të martën u zhvillua ndeshja e mbetur e xhiros së tetë, Istogu – Vëllaznimi.

Skuadra istogase fitoi me rezultatin bindës, 42:20. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimit evropian të Istogut. U luajt në Banjë.

Arlinda Dinarica i shënoi 11 gola për Istogun, ndërsa dhjetë i kishte Dajana Milaniq. Doresa Rugova kontribuoi me pesë gola.

Te Vëllaznimi, Elsa Dana i kishte pesë gola.
Istogu tani i ka 14 pikë nga tetë ndeshje. Vëllaznimi mbetet me tri pikë në pozitën e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albina Hyseni Festat e fundvitit sjellin një atmosferë të veçantë,…