Edhe një hap më afër fillimit të ndërtimit të fabrikës 4 milionëshe në Skenderaj

29 prill 13:37

Kuvendi Komunal i Skenderajt i ka dhënë mbështetje propozimit të kryetarit Fadil Nura për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim për ndërtimin e fabrikës 4 milionësh në këtë komunë.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se në këtë fabrikë do të punësohen rreth 100 persona.

“Edhe një hap më afër fillimit të ndërtimit të fabrikës 4 milionësh dhe hapjes së vendeve të reja të punës, ku do të përfitojnë rreth 100 qytetarë, që, duke siguruar një punë me të ardhura të kënaqshme, do të ndihmojnë vetveten dhe familjet e tyre. I lumtur që propozimi im dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim, për këtë investim, sot u votua në seancën e Kuvendit Komunal, për çka i jam falënderues secilit anëtarë për votën për!”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ish-ministri i Punëve të Jashtme,…