Enver Hoxhaj së shpejti me librin e ri “Përplasja e madhe”

29 prill 2022 | 13:32

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se sot në Universitetin Europian të Tiranës, do të paralajmërojë botimin e librit “Përplasja e madhe”, i cili do të dalë nga shtypi për pak ditë.

“Ky libër vjen në kohën kur rendi evropian është çarë në mes, kur raketat ruse goditën Ukrainën dhe Putini urdhëroi agresionin ushtarak kundër saj. Një libër që shpjegon përplasjen e madhe ndërmjet fuqive botërore dhe luftën e Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, zyrtari i lartë i AAK-së,…