Në përvjetorin e rënies, nderohet dëshmori Jakub Demaliaj (foto)

29 prill 2022 | 13:21

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët ka nderuar dëshmorin Jakub Demaliaj, me rastin e përvjetorit të rënies së tij.

“Sot nderuam dëshmorin e kombit, Jakub Demaliaj, nga familja e nderuar e Shkumbin Demaliajt nga Strellci, të cilët në kohë të vështirë për vendin ishin rreshtuar në mbrojtje të atdheut. Strellci, si i tërë Dukagjini dhe Kosova e pagoi çmimin e lirisë, duke i dhënë vendit dhjetëra dëshmorë. Heronjtë tanë do nderohen brez pas brezi, si themeli i shtetësisë së Kosovës!”, ka thënë Daut Haradinaj.

Dëshmori Jakub Demaliaj është vëllai i ish-deputetit dhe zyrtarit të lartë të AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të famshëm të ndryshëm të Hollivudit kanë ofruar opinionet e…