Edhe një ish-epror i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

17 tetor 2019 | 12:22

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtar i UÇK-së, i cili ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit, Salih Mustafa – Cali.

“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Salih Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datën 16.10.2019, Policia e Kosovës, konkretisht, hetuesit nga Stacioni…