Edhe një person vdes nga COVID-19 në Spitalin e Pejës

14 korrik 2020 | 09:14

Një paciente me Covid 19 në Spialin e Pejës ka ndërruar jetë .

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e spitalit, shkruan Gazeta Blic.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19, nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar
me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione.
3 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende,2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore.
199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,675 analiza.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi,…

Publiée par Spitali i Përgjithshëm Pejë sur Lundi 13 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se…