Edhe një sukses i gjimnasteve të Kosovës 

12 dhjetor 2022 | 14:54

Gjimnastet e Kosovës po vazhdojnë të kenë suksese në arenën ndërkombëtare.

Vashat e klubit “Elita” nga Prishtina kanë marrë pjesë në garën “Gymfinity 2022” në Grunstadt të Gjermanisë nga 9 deri më 11 dhjetor në gjimnastikë artistike për femra.

Federata e Gjimnastikës e Kosovës u përfaqësua nga gjimnastet Bora Hoti, Vilëza e Lisa Zeqiri, Elena Sefa, Fitore Rudari, Una Kajtazi, Valëza Rama dhe Jora Gërvalla të cilat rrëmbyen tri vende të para dhe një të tretë. Edhe një herë puna e palodhur e trajnerëve Abeliana Bregu dhe Shkumbin Maqastena kurorëzohet me suksese.

Gjimnastet medaliste janë: Bora Hoti, ??, parter e kapercime Elena Sefa, ????tra ekuilibri, parter, kapercime dhe 4-garsh; Vilëza Zeqiri, ???kapercime,tra, parter Jora Gërvalla, ?parter; Valëza Rama, ?????kapercime, akrobaci, tra, paralele dhe 4-garsh Lisa Zeqiri, ?kapercime

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Motra dhe gjysmë vëllai i Meghan Markle, Samantha dhe Thomas…