Edhe një vendim i anulohet Bordit të përkohshëm të “Trepçës” (Dokument)

15 korrik 22:57

Inspektorati i Punës ka marrë vendim që të shfuqizohet vendimi i datës 18/06/2020 me të cilin vendim u përzgjodhën udhëheqësit e njësive biznesore, Miniera me Flotacion, Stan – Tërg “Trepçë”, Sh.A.

Në bazë të këtij vendimi, të cilin e ka siguruar gazeta “Epoka e re”, në vendim pos tjerash thuhet: “Të rishqyrtohen edhe një herë të gjitha procedurat e konkursit të brendshëm prej ditës kur është mbyllur konkursi (të futën në test me shkrim dhe intervistë me gojë), vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit të brendshëm p.n të datës 28.05.2020″.

No description available.

Po ashtu, në këtë vendim thuhet se parashtruesit e ankesave, në ankesat e tyre kanë kërkuar nga Inspektorati i Punës të ndërmerr masa për të drejtat e tyre, lidhur me mospërzgjedhjen e tyre udhëheqës të njësive biznesore.

No description available.

Sipas këtij vendimi, parashtruesit e ankesave, në ankesat e tyre paraqesin kontestimet lidhur me konkursin e brendshëm ku konsiderojnë se “thirrja e konkursit është në kundërshtim me Ligjin për Trepçën”, neni 9, paragrafi 1.

 

A. MAVRAJ /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në…