Edhe Nora e argjendtë në Hungari

12 korrik 2019 | 19:37

Në tjetër medalje e argjendtë është fituar sot nga ekipi i xhudos në Grand Prixin e Budapestit të Hungarisë.

Pas vendit të pestë të Majlinda Kelmendit (-52 kilogramë), medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit (-48 kilogramë), edhe Nora Gjakova ka fituar të argjendtën.

Medalistja e argjendtë nga Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, nuk arriti të kalojë në finale kampionen Olimpike “Rio 2016”, brazilianen, Rafaela Silva, kategoria -57 kilogramë. Nora fitoi 490 pikë Olimpike për “Tokio 2020”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sali Bashota Disa fjalë rreth librit, Flirt, Lulzim Tafa,…