Edhe pesë lojtarë të Realit rezultojnë pozitivë me Covid

16 dhjetor 2021 | 11:23

Rastet me Covid-19 te Real Madrid janë shtuar. Dje, klubi madrilen përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se dyshja Luka Modriq dhe Marcelo kanë dal pozitiv me koronavirus.

Por, këto mesa duket nuk janë rastet e vetme në skuadër, me “Vozpopuli” që raporton se edhe pesë lojtarë të tjerë kanë dal pozitiv në analizat e Covid-19.

“Burimet e gazetës na kanë siguruar se edhe pesë lojtarë të tjerë janë infektuar”, shkroi gazeta spanjolle. Ndërkohë, Real Madrid ndeshjen e radhës e zhvillon si vendas ndaj Cadizit, por në rast që konfirmohen rastet, atëherë ekziston mundësia që të shtynë takimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka e ka përshkruar si madhështore paraqitjen e Arsenalit…