Edhe Salahu në listën e Realit

18 tetor 2021 | 16:50

Interesimi i Real Madrid për të marrë Kylian Mbappe dihet botërisht, gjithashtu edhe për Erling Haaland, por së fundmi media spanjolle “AS” bën të ditur se në “rreth” është edhe Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian 29 vjeçar është një nga objektivat kryesore të transferimit të Real Madrid për verën e ardhshme dhe thuhet se ka një plan gjenial për të parë arritjen e marrëveshjes.

Real Madrid po konsideron një operacion që mund të trondisë tregun: Los Blancos planifikojnë t’i ofrojnë Liverpoolit, Eden Hazard, plus një shumë parash, për të marrë Mo Salah.

Egjiptiani, në formë të shkëlqyer, nuk po rinovon kontratën që skadon në qershor 2023. Topi tani është në fushën e Salah, i cili nuk e pranon propozimin e Anfield për të fituar 400,000 euro në javë. Lojtari kërkon më shumë se 30 milionë në vit, diçka që klubi anglez nuk është i gatshëm t’i ofrojë. Pozicionet për momentin janë shumë larg.

Megjithë formën e tij të shkëlqyer deri më tani këtë sezon (ai ka 10 gola dhe 4 asistime në Premier dhe Ligën e Kampionëve), Salah ndonjëherë kritikohet për refuzimin e tij për të rinovuar me Liverpool.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Atletico Madridit, Koke Resurreccion ia ka bërë të…