Edhe ShBA-ja mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

02 mars 08:18

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se administrata e tij ka marrë vendim për të mbyllur hapësirën ajrore të SHBA-së për të gjitha fluturimet ruse.

Veprimi pason masa të ngjashme, të ndërmarra nga vendet evropiane dhe Kanadaja, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur para Kongresit amerikan për gjendjen në vend, Biden tha se ndalesa do ta izolojë edhe më shumë Rusinë dhe do ta rëndojë edhe më shumë ekonominë e saj.

Rubla ruse ka humbur 30% të vlerës së saj, tha Biden.

Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra kundër Rusisë për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

Sanksionet përfshijnë edhe përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi bankar global SWIFT.

“Ekonomia e Rusisë po lëkundet dhe fajin e ka vetëm [presidenti rus, Vladimir] Putin”, tha Biden. /REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bjellorusia do të dyfishojë numrin e trupave të saj në…