Edhe Thaçi konfirmon emërimin e drejtorit të AKI-së

25 nëntor 2019 | 16:27

Zyra e për informim e Presidencës së Kosovës ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë emëruar për drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin, si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.

“Ky vendim është marrë bazuar në nenin 84, paragrafin 21, bazuar në nenin 94, paragrafin 8, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin për media të Presidencës.

Njoftimin për këto dy emërime e kishte dhënë më herët përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” kryeministri në largim Ramush Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxheri i kompanisë “Tiks.app”, që merret me shitjen e biletave…