Ndërroi jetë menaxheri i kompanisë ‘Tiks.app’, Ardian Kelmendi

25 nëntor 2019 | 16:20

Menaxheri i kompanisë “Tiks.app”, që merret me shitjen e biletave online të Përfaqësues së Kosovës në futboll, Ardian Kelmendi ka ndërruar jetë sot.

Lajmin e ka konfirmuar kolegu i Kelmendit, Edi Kolgeci, i cili është nënkryetari i klubit të hendbollit Prishtina. Ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës e ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, Ardian Kelmendi.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë të ngushtë, Ardian Kelmendi, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Ardi ishte njëri prej bashkëpunëtorëve tanë të ngushtë, derisa njohurit e tij të mëdha në fushën e teknologjisë na ndihmuan në zhvillimin e shumë risive në federatë, sidomos në krijimin e platformës online të shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares. Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në letrën ngushëlluese të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dukagjinit ka reaguar lidhur me analizën që ka…