KF Dukagjini reagon ndaj Ismajl Kasumit

25 nëntor 2019 | 16:05

Skuadra e Dukagjinit ka reaguar lidhur me analizën që ka bërë Ismajl Kasumi në emisionin 2 me 1 të RTV21.

Klubi nga Klina pretendon se Ismajl Kasumi në këtë emision nëpërmjet analizës se referimit e ka mbrojtur djalin e tij gjyqtar, Besfort Kasumi dhe jo të vërtetën që ndodhi në ndeshjen Ferizaj-Dukagjini.

Reagimi i plotë i KF Dukagjini

Nuk mjaftoj dje që referi kryesor Pierluigi Casumi ta dëmtonte në masë të madhe skuadrën tonë, duke mos akorduar një penallti të pastër dhe duke anuluar një gol të rregullt për ne, këtij karvani të skandalit iu bashkua edhe analisti i referimit në emisionin 2 me 1 të RTV21, z Ismajl Kasumi i cili pa fije turpi e mbronte si shumë herë të tjera punën jo profesionale të djalit të tij (referit Besfort Kasumi).

Përveç që nuk ishte objektiv dhe korrekt më atë që deklaronte teksa i sqaronte rastet diskutabile, (gjithnjë duke u munduar ti arsyetonte gabimet amatoreske të djalit të tij), i njëjti mundohej tu hidhte hi syve opinionit për pamjet e pastërta në TV së si lojtari ynë (Husein Demiri, min e 10-të) faulohet pastër brenda zonës së 16 metershit të kundërshtarit, duke deklaruar se gjoja lojtari i Dukagjinit me dy duar e tërheq dhe e faulon mbrojtësin e Ferizajt, prandaj nuk është penallti, përkundër se xhirimet televizive e thoshin të kundërtën e asaj që thoshte ky zotëri.

Është për keqardhje së si në emisionin 2 me 1, ftohen njerëz të tillë për analist e poashtu është i papranueshëm fakti se edhe rastet diskutabile aty zgjidhen të transmetohen varësisht se për kë klub bëhet fjalë, (rasti i mbrëmshëm kur nuk u tranasmetua fare momenti i anulimit të golit për skuadrën tonë, ndërsa njëjtë kishte ndodhur edhe kur skuadrës tonë iu kishte mohuar penallti klasike në duel me Prishtinën, kur lojtari mysafir kishte ndal topin me dorë brenda zonës se 16 metershit, dhe edhe ky rast nuk iu ishte dukur si rast diskutabil as udhëheqësit të programit e as analistit të referimit. Prandaj tendencat e tilla nga njerëz të tillë si puna e analistit të referimit z. Kasumi që në emër të profesionalizmit e familjarizimit ta mbroj të keqën dhe padrejtësinë, janë shumë të ulëta dhe dashakeqe.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gol i “çmendur” vjen këtë javë nga Meksika, në…