“Edi Rama” i Portokallisë pozitiv me Covid-19

18 qershor 2020 | 20:01

“Edi Rama” i Portokallisë del me COVID-19. Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka dalë pozitiv me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur vetë aktori Binaj, i cili thekson në një postim në “Facebook” se “pas një testimi rutinë fati e donte që të qëlloja i prekur me virusin COVID-19”.

Mesazhi i aktorit:

Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19? Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!? Shëndet të gjithëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat në Gjermani janë të bindura se Barcelona mund të…