ZKA auditon procesin e përfshirjes dhe mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore në Kosovë

17 prill 2026 | 23:29

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës “Përfshirja dhe mbështetja e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore në Kosovë” për periudhën 2022-2025.

Auditimi do të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë krijuar dhe zbatuar në mënyrë efektive mekanizmat e nevojshëm për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, si dhe nëse këta mekanizma kanë ruajtur cilësinë dhe kohën efektive të nxënit në klasë.

Fushëveprim i këtij auditimi do të jenë: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës, si dhe disa shkolla fillore në këto komuna. Po ashtu pjesë e fushëveprimit mund të jetë edhe Inspektorati i Arsimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Mbrëmë, së bashku me Herën, ishim në…