“Tingujt e kozmosit”, promovim që ngriti standardin e skenës letrare

17 prill 2026 | 23:11

Shkruan: Astrit Gashi

Mbrëmë, së bashku me Herën, ishim në promovimin e librit të parë të mikut tim, Sabri Azirit, “Tingujt e kozmosit”.

Për një moment, të krijohej ndjesia sikur nuk ishim këtu, por në ndonjë sallë të Nobelit në Stockholm. Organizim i nivelit të lartë, estetikë, përmbajtje dhe respekt për librin ashtu siç duhet të jetë, por rrallë e shohim.

Dhe pikërisht këtu fillon problemi.

Sepse shumë “emra” të vetëshpallur të skenës letrare shqiptare munguan. Jo se nuk kishin kohë, por sepse shpesh mungon vullneti për të parë standardin, për të mësuar dhe për ta pranuar se dikush tjetër mund ta bëjë më mirë.

Ky promovim nuk ishte vetëm për një libër. Ishte një leksion publik se si duhet të trajtohet fjala e shkruar me dinjitet, me seriozitet dhe pa provincializëm.

Sabri Aziri, krahas profesionit të tij në mjekësi, po dëshmon çdo ditë se nuk është thjesht një profesionist i mirë, por një personalitet i veçantë. Një njeri që e kupton se kultura nuk është dekor, por themel.

Dhe në një shoqëri normale, njerëz të tillë nuk do të mbeteshin vetëm në sallat e librave por do të ishin edhe në vendet ku merren vendimet. Por mjerisht vlerat nuk po respektohen!
Të lumtë miku im! U knaqa!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku…