Edi Rama shpërndan lule për gratë nën tingujt e këngës së Yll Limanit

08 mars 2024 | 08:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën duke shpërndarë lule për gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ai ka ndarë një video në rrjete sociale nën tingujt e këngës së njohur të Yll Limanit – “Për kon je zbukuru”.

“Dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kreu i qeverisë shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka mohuar se…