Edi Rama: Sylvinhon do ta bëjmë shqiptar

16 dhjetor 2023 | 22:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i ftuar në “Mbrëmjen e Madhe të Yjeve të Sportit 2023” e organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Në fjalën e tij, Rama, ndër të tjera, theksoi se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për Kampionatin Evropian 2024 ku kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të marrin pjesë.

“Të gjithë sportistët që arrijnë rezultatet, nga ato modeste deri te mëdhatë, shpërblehen dhe përfshihen në një sistem. Të gjithë kampionët kanë një vend të nderuar në Shqipëri”, tha Rama fillimisht.

“Shpërblimet për rezultatet dhe arritjet janë një ndër më të lartat në Europë. Vetëm kështu kemi bërë të mundur që të vijnë sportistë edhe nga vende tjera, që të konkurrojnë me flamurin shqiptar. Kjo gjë është bërë në vendet e mëdha-ja”.

“Ne i kemi dhënë mbështetje edhe FSHF-së për të pasur lehtësi për Evropianin. Unë besoj se më e mira është e gjitha përpara dhe besoj se jemi në një proces”.

“Falënderoj presidentin e Komitetit Olimpik Evropian i cili na nderon sot me praninë e tij se bashku me sekretarin e përgjithshëm. Rastësia e do që njëri të jetë grek dhe tjetri italian. Kështu grek italian shqiptarë jemi në një familje kemi dhe një brazilian për të mos prishur syrin e keq. Nëse grekun dhe italianin do t’i leme siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar se e kemi ndarë mendjen bashkë me presidentin e FSHF. Edhe ai e ka pranuar me kënaqësi të marrë nënshtetësi shqiptare”, u shpreh Kryeministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudisti kosovar Akil Gjakova është shprehur i lumtur me medaljen…