Edita Tahiri i shkruan letrën e dytë Guterresit, kërkon drejtësi ndërkombëtare për gratë e mbijetuara nga përdhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci

04 mars 2024 | 12:29

Edita Tahiri në cilësinë e kryetares së Lobit Rajonal të Grave në Evropën Juglindore (RWLSEE), ia ka dërguar letrën e dytë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nga i cili ka kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e mbijetuara nga përdhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci.

“Kjo letër është për t’ju kërkuar edhe një herë me dashamirësi që të adresoni çështjen e drejtësisë ndërkombëtare për gratë e mbijetuara nga përdhunimet seksuale gjatë konflikteve në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci, që është një përvojë shumë tragjike dhe e dhimbshme e grave në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, që nga koha e luftërave të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Edhe 20 vite pas përfundimit të luftërave, gratë viktima përjetojnë këtë plagë lufte, ndërsa autorët janë të pandëshkuar. Ky realitet është me shqetësim të madh, sepse drejtësia ndërkombëtare nuk është vendosur, ndërkohë që dukuritë e dhunës seksuale si armë lufte në luftërat e vazhdueshme, duke pasur parasysh konfliktet e armatosura janë rritur me ritme alarmante vitet e fundit. Ne besojmë fuqishëm në drejtësinë si e vetmja mënyrë për të shëruar plagët e luftërave dhe për të arritur pajtimin. Ne gjithashtu besojmë se është OKB-ja ajo që ka autoritetin ligjor për të ofruar drejtësi, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, konventat, rezolutat e KS të KS-së, veçanërisht Rezoluta 2106 (2013) të KS-së të OKB-së. Megjithatë, nuk ka ende drejtësi ndërkombëtare për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin dhe as mekanizmi nuk ekziston për të adresuar këtë çështje”, shkruan Tahiri në këtë letër, raporton “Epoka e re”.

Ajo ka theksuar se pas konflikteve në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci dhjetëra mijëra gra janë përdhunuar dhe abuzuar gjatë luftërave në këto vende, në kuadër të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Në luftën e Bosnjës (1992-1995), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale sillet diku në mes 12,000 dhe 50,000. Në luftën e Kosovës (1998-1999), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale është mbi 20,000. Në luftën e Kroacisë (1991-1995), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale është mbi 2,200”, ka theksuar Tahiri në këtë letër.

Tahiri ka shkruar në letrën drejtuar Guterresit se rezoluta 2106 (2013) e KS të OKB-së mbështet plotësisht parimin e sigurimit të shërbimeve duke përfshirë drejtësinë për të mbijetuarat dhe përfundimit të mosndëshkimit. “Prandaj, ne ju bëjmë thirrje që të bëni çmos për të zbatuar drejtësinë ndërkombëtare për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin, duke siguruar që krime të tilla kundër njerëzimit nuk do të ndodhin më kurrë”, thuhet në letrën e Tahirit.

Letra e plotë e Edita Tahirit në shqip e anglisht drejtuar Guterresit:

26 shkurt 2024

Shkëlqesia e Tij
Z. António Guterres
Sekretar i përgjithshëm
Kombet e Bashkuara
Nju Jork

Letra e Dytë drejtuar Shkëlqesisë së Tij Z. António Guterres përmes së cilës kërkohet drejtësia ndërkombëtare për gratë e mbijetuara nga përdhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci
Shkëlqesia Juaj,
Kjo letër është për t’ju kërkuar edhe një herë me dashamirësi që të adresoni çështjen e drejtësisë ndërkombëtare për gratë e mbijetuara nga përdhunimet seksuale gjatë konflikteve në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci, që është një përvojë shumë tragjike dhe e dhimbshme e grave në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, që nga koha e luftërave të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Edhe 20 vite pas përfundimit të luftërave, gratë viktima përjetojnë këtë plagë lufte, ndërsa autorët janë të pandëshkuar. Ky realitet është me shqetësim të madh, sepse drejtësia ndërkombëtare nuk është vendosur, ndërkohë që dukuritë e dhunës seksuale si armë lufte në luftërat e vazhdueshme, duke pasur parasysh konfliktet e armatosura janë rritur me ritme alarmante vitet e fundit.
Ne besojmë fuqishëm në drejtësinë si e vetmja mënyrë për të shëruar plagët e luftërave dhe për të arritur pajtimin.
Ne gjithashtu besojmë se është OKB-ja ajo që ka autoritetin ligjor për të ofruar drejtësi, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, konventat, rezolutat e KS të KS-së, veçanërisht Rezoluta 2106 (2013) të KS-së të OKB-së.
Megjithatë, nuk ka ende drejtësi ndërkombëtare për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin dhe as mekanizmi nuk ekziston për të adresuar këtë çështje.
Më 14 mars 2019, u takova me Pramila Patten në zyrën e saj në selinë e OKB-së në cilësinë time si Kryetare e Lobit Rajonal të Grave në Evropën Juglindore (RWLSEE). Unë isha e shoqëruar nga Alia El Yassir, Drejtoresha e UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore. Në takim u diskutua gjerësisht për çështjen e përdhunimit seksual gjatë luftërave në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci si dhe për kërkesën tonë për drejtësi ndërkombëtare për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në këto tre vende të Ballkanit Perëndimor. Në atë takim, unë dorëzova dy letra drejtuar juve si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së. Letra e parë drejtuar jush nga RWLSEE duke kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci. Po ashtu, kam dorëzuar edhe peticionin e qytetarëve të Kosovës (me 100.000 nënshkrime) drejtuar juve, duke kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në Kosovë. (versioni elektronik i peticionit) së bashku me letrën drejtuar jush nga Bordi i Grave të Kosovës për Peticion, ku unë jam udhëheqëse dhe nismëtare e këtij peticioni. (të bashkangjitura janë dy letrat e dorëzuara zonjës Patten për t’jua dorëzuar Juve).
Megjithatë, asnjëherë nuk kemi marrë përgjigjen tuaj dhe nuk janë ndërmarrë hapa konkretë për ta adresuar këtë çështje.
Për informimin tuaj, procese te rindërtimit pas konflikteve në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci kanë nxjerrë në pah se dhjetëra mijëra gra janë përdhunuar dhe abuzuar gjatë luftërave në këto vende, në kuadër të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Në luftën e Bosnjës (1992-1995), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale sillet diku në mes 12,000 dhe 50,000. Në luftën e Kosovës (1998-1999), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale është mbi 20,000. Në luftën e Kroacisë (1991-1995), vlerësohet se numri i grave të mbijetuara të dhunës seksuale është mbi 2,200.
Megjithëse kjo dukuri tmerruese renditet në mesin e mizorive më të rënda në historinë moderne të Evropës, vazhdon të mbetet një gjenocid i fshehur deri në ditët e sotme.
Rezoluta 2106 (2013) e KS të OKB-së mbështet plotësisht parimin e sigurimit të shërbimeve duke përfshirë drejtësinë për të mbijetuarat dhe përfundimit të mosndëshkimit,
Prandaj, ne ju bëjmë thirrje që të bëni çmos për të zbatuar drejtësinë ndërkombëtare për gratë e mbijetuara të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin, duke siguruar që krime të tilla kundër njerëzimit nuk do të ndodhin më kurrë.
Ne besojmë në udhëheqjen tuaj dhe përkushtimin ndaj drejtësisë!
Ne mezi presim angazhimin tuaj në adresimin pozitiv të kësaj çështjeje të rëndësishme për gratë e mbijetuara dhe për një të ardhme të drejtë dhe paqësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
Ju lutem pranoni Shkëlqesi sigurimet e konsideratës time më të lartë.

Sinqerisht e Juaja,

Dr. Edita Tahiri
Kryetare e RWLSEE

Në vëmendje të: Pramila Patten
Përfaqësuese Speciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Për Dhunën Seksuale Në konflikt

February 26, 2024

His Excellency
Mr. António Guterres
Secretary-General
United Nations
New York

Re: The Second Letter to His Excellency Mr. António Guterres seeking the international justice for women survivors of conflict related sexual violence in Kosovo, Bosnia and Herzegovina and Croatia

Your excellency,

This letter is to once again kindly ask you to address the issue of international justice for women survivors of conflict related sexual violence in Kosovo, Bosnia and Herzegovina and Croatia, which is a very tragic and painful experience of women in our region of the Western Balkans, since the times of wars of disintegration of former Yugoslavia. Even 20 years since the wars ended, the women victims suffer wounds of war while perpetrators are unpunished. This reality is with grave concern because the international justice has not been put in place, while we observe the phenomena of sexual violence as a weapon of war in ongoing wars, having in mind armed conflicts have increased at an alarming rate in recent years.

We strongly believe in justice as the only way of healing wounds of wars and ensuring reconciliation.

We also believe that it is theUN which has legal authority to provide justice, based on International Law, Conventions, UNSCResolutions, particularly the UNSCResolution 2106 (2013).

However, there is not yet international justice for women survivors of conflict related sexual violence, and neither the mechanism exists to address this issue.

On March14, 2019, I met with Pramila Patten at her office in the UN Headquarters in my capacity as the Chair of the Regional Women’s Lobby in the Southeast Europe (RWLSEE). I was accompanied by Alia El Yassir, the UN Women Director for Europeand Central Asia. In the meeting we thoroughly discussed about the issue of conflict relation sexual violence in Kosovo, Bosnia and Herzegovina and Croatia and our request for international justice for women survivors of conflict related sexual violence in these three countries of the Western Balkans. In that meeting, I submitted two letters addressed to you as the UNSG. The first letter addressed to you from the RWLSEE seeking the international justice for women survivors of conflict related sexual violence in Kosovo, Bosnia and Herzegovina and Croatia. I also submitted the petition of Kosovo citizens (of 100.000 signatures) addressed too you, seeking the international justice for women survivors of conflict related sexual violence in Kosovo. (an electronic version of petition) together with the letter addressed to you from the Kosovo Women’s Board on Petition, of which I am the leader, and the initiator of this petition. (I am attaching the two letters submitted to Ms. Patten to hand over to you).

However, we have never received your answer, and no concrete steps were taken to address this issue.

For your information, the post-conflict reconstruction process in Kosovo, Bosnia and Herzegovina and Croatia estimates that tens of thousands of women have been raped and assaulted during the wars in these countries, following the disintegration of former Yugoslavia.

In Bosnian war (1992-1995), estimates of the number of women survivors of conflict related sexual violence range between 12.000 and 50.000. In Kosovo war (1998-1999), estimates of the number of women survivors of conflict related sexual violence are over 20,000. In Croatian war (1991-1995), estimates of the number of women survivors of conflict related sexual violence are over 2.200.

Although this horrifying phenomenon ranks among the worst atrocities in modern European history, it continues to remain a hidden genocide until nowadays.

The UNSC Resolution 2106 (2013) fully supports the principle of ensuring services for survivors and an end to impunity,

Therefore, we call on you to do your utmost to implement international justice for women survivors of conflict related sexual violence, making sure such crimes against humanity will never again happen.

We believe in your leadership and commitment to justice!

We look forward to your engagement in addressing positively this important issue for women survivors and for a just and peaceful future in the Western Balkans region and beyond.

Please accept, Excellency, the assurances of my highest consideration.

Sincerely yours,

Dr. Edita Tahiri
Chair of RWLSEE

CC: Pramila Patten
Special Representative of UNSG
on Sexual Violence in Conflict

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…