Edita Tahiri: Konferenca Rajonale solli ide dhe rekomandime për fuqizimin e grave në politikë dhe paqe

23 maj 2026 | 13:07

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se Konferenca Rajonale, e cila u mbajt në Shkup, ka sjellë diskutime, ide dhe rekomandime të rëndësishme për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve paqësore, si dhe për fuqizimin e grave në politikë, vendimmarrje dhe lidership.

Sipas Tahirit, barazia dhe përfshirja e grave në procese politike dhe vendimmarrëse janë rrugë drejt paqes së qëndrueshme në rajon dhe në botë.

“Diskutime, ide dhe rekomandime të rëndësishme shënuan Konferencën Rajonale për të shtyrë përpara zbatimin e marrëveshjeve paqësore dhe barazinë e fuqizimin e grave në politikë, vendimmarrje dhe lidership si një rrugë drejt paqes së qëndrueshme në rajon dhe në botë”, ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar takimet me qytetarë,…