Hamza vazhdon takimet me qytetarë: Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta

23 maj 2026 | 12:51

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar takimet me qytetarë, duke shpalosur programin e tij qeverisës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka theksuar se çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. “Kjo është padrejtësi sociale. Për këtë arsye, ne do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike. Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka thënë se do të hapin një etapë të re të zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për çdo qytetar të Kosovës.

“Bashkë me secilin prej jush, pas 7 qershorit, do ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Burim Ramadani  - Ja 15 argumente pse rregulli i…