Policia për Kosovën, jo për partinë në pushtet!

23 maj 2026 | 12:25

Shkruan: Burim Ramadani 

– Ja 15 argumente pse rregulli i ri për gradimin brenda Policisë është për motiv politik-partiak:

1. Udhëzimi Administrativ që ka qenë në fuqi nuk ka paraqitur asnjë pengesë për organizimin e proceseve promovuese.
2. Që nga ardhja e VV-së në pushtet nuk është organizuar asnjë proces promovues i mirëfilltë.
3. Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka dështuar të sigurojë kuadrin e nevojshëm komandues dhe udhëheqës.
4. Mungesa e promovimeve ka krijuar boshllëqe serioze në strukturën komanduese të Policisë.
5. Buxheti është dëmtuar, pasi për vite të tëra pozitat e gradave më të larta janë mbuluar nga zyrtarë me grada më të ulëta.
6. Konkursi për gradën e rreshterit u anulua më 9 korrik 2024 për shkak të parregullsive dhe dyshimeve për keqpërdorime.
7. Drejtori i Policisë nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi për anulimin e këtij procesi.
8. Ndryshimi i Udhëzimit është bërë pa analizë profesionale dhe pa argumente të qëndrueshme.
9. Ndryshimi i Udhëzimit në kohë fushate zgjedhore ngre dyshime serioze për prapavijë politike të partisë-shtet.
10. Këto ndryshime ulin standardet profesionale të sistemit të promovimit.
11. Është e papranueshme që një zyrtar policor të mund të avancojë në gradën e togerit pa kaluar gradën e rreshterit.
13. Grada e rreshterit është themeli i mbikëqyrjes operacionale dhe udhëheqjes taktike në Polici.
13. Këto ndryshime krijojnë hapësirë për favorizime dhe avancime jashtë parimit të meritokracisë.
14. Veprimet e deritanishme kanë krijuar perceptimin se drejtimi i Policisë po vihet në funksion të interesave partiake.
15. Policia e Kosovës duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe ligjit, jo interesave politike të pushtetit.

Boll më!
Kjo nuk do të teloherohet kurrsesi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 29, Kaltrinë Lohaj,…