Edita Tahiri: Mungesa e unitetit në dialog mund të na kushtojë shumë

16 qershor 2020 | 12:42

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se mungesa e unitetit në procesin e dialogut me Serbinë mund t’i kushtojë Kosovës.

Këtë vlerësim Tahiri e ka dhënë duke iu referuar zhvillimeve të fundit në vend dhe relacioneve pozitë opozitë, raporton “Epoka e re”

“Kryeministri thotë unë e udhëheq dialogun, presidenti thotë unë e nënshkruaj marrëveshjen, ndërsa shumica shqiptare në Parlament është në opozitë dhe nuk duan të marrin pjesë në dialog. Kjo mungesë e unitetit mund të na kushtoj shumë…”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kryeminstri thote une e udheheq dialogun, Presidenti thote une e nenshkruaj marreveshjen, ndersa shumica shqiptare ne…

Publiée par Edita Tahiri sur Mardi 16 juin 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim…