Edita Tahiri: Njohja e Kosovës nga Izraeli është ngjarje historike

06 shtator 2020 | 22:15

Ish Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli është një ngjarje historike, me të cilën, sipas saj, shteti mori një fuqizim të madh në planin ndërkombëtar.

“Duke marrë parasysh se Izraeli është një fuqi botërore me ndikime të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare. Falënderime të përzemërta për Kryeministrin Netanjahu, Izraelin dhe popullin ebrej me të cilët na lidh një histori e ngjashme tragjike”.

“Pafund mirënjohëse Presidentit amerikan Trump që bëri të mundur këtë njohje me rëndësi të veçantë për paqen në rajon dhe gjeopolitikën perëndimore”, ka thënë Tahiri, transmeton “Klan Kosova”.

“Jemi duke brohoritur nga gëzimi së bashku me shokët e mi të studimeve në Universitetin e Harvardit dhe shumë miq tjerë izraelit që patën simpati e mbështetje të vazhdueshme që kjo njohje historike të ndodh”. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra e ka barazuar rezultatin në ndeshjen e Ligës së…