Edona Kryeziu flet për mosmbajtjen e premtimeve të AAK-së në Rahovec

29 prill 2024 | 21:17

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur sot seancën e radhës, në të cilën janë diskutuar pika të ndryshme, si dhe janë shtruar pyetje për ekzekutivin nga asamblistët e opozitës.

Asamblistja e LDK-së, Edona Kryeziu, në këtë seancë ka shprehur si shqetësim mosmbajtjen e premtimeve nga ana e AAK-së.

Ajo ka shtruar si çështje mosdhënien e mjeteve nga subvencionet për bujqit e kësaj komune.

Kryeziu ka thënë se ekzekutivi i Rahovecit vetëm është duke ua vështirësuar punën bujqve.

“Kryetar gjatë fushatës qytetarëve të komunës sonë u keni premtuar shpërndarjen e mjeteve bujqësore. Përfituesit që u ka dalë emri në listë kanë kryer pagesën ashtu siç e keni paraparë me rregullore me participim që nga viti 2022, e që nga ky vit kryetar banorët e komunës sonë janë në pritje të këtyre mjeteve. Në çdo seancë ju kryetar së bashku me ekzekutivin i keni përmendur çdo herë bujqit, por në të vërtet atyre nuk jeni duke ua lehtësuar punën por jeni duke ua vështirësuar. Pyetje ime për ekzekutivin është: Çfarë po ndodh me ketë subvencion dhe pse ende nuk janë shpërndarë këto mjete bujqësore”, ka thënë Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë…