Eduard Shehu nënshkruan me Llapin

15 shkurt 2024 | 11:15

Llapi është përforcuar me futbollistin Eduard Shehu, i cili ka firmosur kontratë 1-vjeçare me klubin që drejtohet nga Tahir Batatina.

23-vjeçari vjen nga skuadra shqiptare, Besa Kavajë. “Sulmuesi i qendrës, Eduard Shehu ka firmosur kontratë 1-vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi. 23-vjeçari vjen nga skuadra shqiptare, Besa Kavajë. Shehu më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave si: EF Huesca U19 në Spanjë e Barnsley U21 në Angli. Ai është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me ne dhe pret që me besimin e shtabit teknik t’i tregoj cilësitë e tij”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë…