Efekti Ronaldo, Pogba nuk e mendon largimin 

14 shtator 2021 | 17:39

Pas 12 vjetësh Cristiano Ronaldo rikthehet edhe një herë në “pallatin e ëndrrave” duke ndezur imagjinatën e “djajve të kuq”.

Efekti i yllit portugez është jashtëzakonisht i madh në çdo aspekt. Në rrafshin sportiv u pa që në debutimin e tij përballë Newcastles u shpall njeriu i ndeshjes falë një dopiete të realizuar. Ego e këtij lojtari është aq e madhe se edhe lojtarët e tjerë të Unitedit duken të etur për trofe. Sipas mediave angleze, disa lojtarë që ishin në dyshim për të ardhmen kanë ndryshuar qasje.

Një prej tyre është edhe Paul Pogba. Mesfushori francez është në përfundim të kontratës, i përfundon në qershor 2022, por me Ronaldon në krah edhe francezi po mendon ta rinojë kontratën e tij me “Djajtë e kuq”.

Unitedi ka ndërtuar një ekip shumë të mirë, i aftë të konkurrojë në çdo kompeticion, për këtë arsye Pogba është bindur të ulet në një tavolinë me drejtuesit e klubit për të diskutuar mundësinë për rinovimin e kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është duke vazhduar seanca në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të…