Egjipt: Ekzekutohen 15 militantë për sulme të vitit 2013

26 dhjetor 2017 | 16:37

Egjipti ka varur 15 militantë të dënuar për kryerjen e sulmeve ndaj forcave të sigurisë në gadishullin Sinai në vitin 2013, ka bërë me dije autoritet atje.

Ekzekutimet janë kryer të martën në dy burgje në veri të vendit, ku po mbaheshin burrat. Ata janë dënuar për vrasjen e ushtarëve, kryerjen e vrasjeve dhe shkatërrimin e automjeteve ushtarake.

Ishte ekzekutimi i parë në masë në vend që kur gjashtë xhihadistë  ishin varë në vitin 2015. Sinai gjatë viteve të fundit ka qenë i shqetësuar nga një kryengritje, me grupe xhihadiste duke përfshirë edhe të ashtuquajturat Shteti Islamik (ISIS), duke sulmuar objektiva duke përfshirë ushtrinë, policinë dhe gjyqtarët.

Javën e kaluar, ISIS-i ka rrezuar një helikopter me një raketë anti-tank në një aeroport të North Sinai, duke vrarë një oficer ushtrie dhe duke plagosur dy të tjerë, shkruan “BBC”. KK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Komiteti Olimpik i…