Egjipti kërcënon ta pezullojë traktatin e paqes me Izraelin

11 shkurt 2024 | 14:37

Egjipti ka kërcënuar se do të pezullojë një traktat të rëndësishëm paqeje me Izraelin nëse forcat izraelite nisin ofensivën në Rafah, kanë njoftuar dy zyrtarë egjiptian dhe një diplomat perëndimor.

Konflikti në qytetin jugor të Gazës mund të dërgojë në mbylljen e rrugës kryesore të furnizimit me ndihma të enklavës palestineze.

Traktati i njohur si marrëveshja e Camp David, u nënshkrua në vitin 1978, dhe dërgoi drejtpërdrejt në nënshkrimin e traktatit të paqes midis Egjiptit dhe Izraelit në vitin 1979.

Por, ende nuk është e qartë se çfarë do të thotë saktësisht anulimi i traktatit për marrëdhëniet izraelito-egjiptiane.

Me këtë veprim Egjipti bëhet shteti i fundit që paralajmëron pasoja për operacionin e mundshëm të Izraelit në Rafah, për të cilin kryeministri izraelit ka këmbëngulur se do të ndodhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasagjerët e një avioni në Kili përjetuan momente tensioni dhe…