Einxhel dhe Dagz rrëfejnë si e pritën familjarët lajmin e shtatzënisë

18 gusht 2022 | 16:50

Çifti që nisi historinë e dashurisë nga Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë treguar se si e kanë përjetuar familjarët e tyre lajmin e shtatzënisë së moderatores.

Muzikanti ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa partnerja e tij tha se më të vështirë e kishte t’ia thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë kaq shpejt.

Ata treguan për “Pushime on Top” se gjininë e fëmijës do e zbulojnë në një festë me të afërmit e tyre.

Më tej, ata treguan se aktualisht Einxhel po jeton në Tiranë, ndërsa Dagz është gjatë gjithë kohës në lëvizje për shkak të punës, por pjesën më të madhe të kohës është në Tiranë, transmeton To Channel.

Dagz: Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë.

Einxhel: Për momentin duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune, unë kam jetuar në Tiranë ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më rrallë në Kosovë.

Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më i vështirë që mund t’ia thosha.

Gjininë nuk e dimë, do e ndajmë me gjithë njerëzit e afërt, të bëjmë një festë. Për pushimet po presim sa të lirohet Dagzi nga puna, i kemi bërë disa pushime por do të ketë sërish.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Për të organizuar një garë të Formulës 1, Rusia paguante…