Presidenti i Formulës 1: Nuk do të ketë më gara në Rusi

18 gusht 2022 | 16:47

“Për të organizuar një garë të Formulës 1, Rusia paguante shuma marramendëse. Gjithsesi, ka gjëra që nuk mund të negociohen, ndaj nuk do të diskutojmë më. Nuk do të ketë më gara të Formulës 1 në Rusi”.

Është kjo deklarata e bërë nga presidenti i Formulës 1, Stefano Domenicali, për të përditshmen gjermane “Bild”, që ka folur për përjashtimin e Rusisë nga botërori si pasojë e pushtimit të Ukrainës.

Në pistën e Sochit duhej të garohej më 25 shtator, por tashmë ajo datë është bosh në kalendar. Formula 1 zbarkoi në Rusi në vitin 2014, me një garë në pistën e Sochit, në Detin e Zi, ku më herët ishin organizuar edhe Lojërat Olimpike dimërore.

“Ne do ta përdorim forcën që ka sporti ynë për të qenë pjesë e ndryshimeve në sport dhe përtej tij”, ka thënë Domeincali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20.08.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…