Ejupi: Historia e klubit do t’i kujtojë përherë Haradinajn dhe Gashin

01 mars 2018 | 10:59

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka shprehur mirënjohje të jashtëzakonshme për Qeverinë e Kosovës, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Sportit, Kujtim Gashi dhe gjithë ministrat tjerë që votuan për t’ia dhënë FC Prishtinës një parcelë toke që të bëhet me një kompleks sportiv.

“E falënderojmë ministrin Gashi për këtë punë të jashtëzakonshme dhe tepër domethënëse. E falënderojmë shumë kryeministrin Haradinaj, i cili kërkonte punë si kryeministër dhe angazhimi i tij edhe në sport nënkupton se vërtet dëshiron të punojë. Ky kompleks sportiv që do të ndërtohet nuk do të jetë vetëm i FC Prishtinës. Ai do t’i shërbej çdo klubi që do të ketë nevojë, Federatës së Futbollit po ashtu, sepse më shumë se ne nuk mund t’i kuptojë askush dikë që ka nevojë apo mungesë të infrastrukturës”, ka thënë Ejupi për faqen zyrtare të skuadrës kryeqytetase.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje është shtyrë interpelanca lidhur me…