Ejupi zbulon se sa fitojnë ‘Dardanët’ nëse kualifikohen në Kampionatin Evropian

23 dhjetor 2019 | 21:41

12 milionë euro është shifra që do të përfitojë Kosova në rast se arrin të kualifikohet për në kampionatin e ardhshëm evropian të 2020.

Lajmin e zbuloi presidenti i klubit të Prishtinës Remzi Ejupi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Rock’n Roll Football” të Kosovës.

“Sipas informacioneve që kam, Federata e Futbollit të Kosovës do të fitojë 12 milionë euro nga FIFA dhe UEFA. Një shumë e madhe që mund të përdoret për zhvillimin e futbollit vendas”, deklaroi presidenti Ejupi.

Kosova do të tentojë të marrë pjesë në EURO 2020 nëpërmjet aksit të Ligës së Kombeve teksa dështoi të siguronte kualifikimin në turneun e kontinentit duke u renditur pas Anglisë dhe Republikës Çeke. “Dardanët” duhet të eliminojnë fillimisht Maqedoninë e Veriut dhe më pas të mposhtin fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, ka…