Ekipi i Bekim Jasharit në aksion

10 janar 22:26

Fshati Kopiliq i Epërm, bashkësia lokale e Turiçecit me fshatra është pastruar bora, duke u bërë kështu të gjitha rrugët e kalueshme.

Ramiz Shala, drejtor i Kulturës në komunën e Skenderajt, ka thënë se janë bëre përpjekjet maksimale dhe është arritur që të gjitha rrugën lokale  të jenë të qarkullueshme.

“Fshati Kopiliq i Epërm, bashkësia lokale e Turiçecit me fshatra është pastruar nga bora, duke u bërë kështu të gjitha rrugët e kalueshme. Vazhdojnë punimet në rrugët tjera në territorin e komunës sonë. Lusim qytetarët për bashkëpunim që ta menaxhojmë sa më mirë këtë situatë të krijuar prej reshjeve të borës. Vazhdojmë, s’ka mu ndalë”, ka shkruar ai.

Me anë të disa fotove në rrjetet sociale, shihet që të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.

 

 

Lajme të sponsorizuara